22 Janar 2017 - 15:25
Messi nuk e ka fshehur dëshirën e tij që të rikthehej në Argjentinë, transmeton Koha.net. Ai ishte pjesë e akademisë së Newell’s Old Boys kur ishte i vogël, dhe ishte transferuar më pas te Barcelona në vitin 2001.
Ai tashmë cilësohet si një nga më të mëdhenjtë e futbollit, kurse është i lidhur me një largim nga klubi katalunas.
“Renovimi i kontratës së tij me Barcelonën nuk është çështje parash, por është më tepër se çfarë i thotë zemra e tij. Është e vështirë të kesh lidhje aq të gjatë siç ka pasur Barcelona dhe Messi, dhe nuk mendoj se ai do të largohet. Por, ditën që do të largohet, mendoj se do ta bëjë që të shkojë në shtëpi për t’u bashkuar me Newell’s Old Boys, por ky është vendim personal i tij”, ka thënë Tevez për Marca.
Tevez javë më parë ka kompletuar transferimin e tij në Kinë te klubit Shanghai Shenhua.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...