Sevilla s’ka të ndalur, spektakël golash ndaj Osasunës

22 Janar 2017 - 13:53      

Hiq më pak se shtatë gola janë shënuar në përballjen e sotme ndërmjet Osasunës dhe Sevillën, me pikët e plota që i takuan ekipit mysafir.

Sevilla, që është duke kaluar një formë të shkëlqyer në ligë, arriti të marrë pikët e plota duke fituar me vështirësi 3 me 4, raporton Koha.net.

Leon kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15, por shifrat mysafirët i barazuan dy minuta para përfundimit të pjesës së parë përmes Iborras.

Më pas Iborra shënoi në portën e gabuar, për të shënuar autogol që i riktheu epërsinë Osasunës në minutën e 63. Dhe vetëm pas dy minutave ai barazoi edhe njëherë shifrat.

Sevilla më pas kaloi në epërsi përmes Vazquezit dhe Sarabias që shënuan në minutat 80, respektivisht 90+2. Vendasit arritën të ngushtonin epërsinë vetëm një minutë më vonë përmes Kodros.

Sevilla vazhdon ta mbajë vendin e dytë me 42 pikë, një më pak se Reali.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...