Foto: Reuters

Ramos fansave të Realit: Mos na godisni kur jemi poshtë, mbështetna

22 Janar 2017 - 10:16      

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se lojtarët e Realit kanë nevojë për mbështetje, e jo për goditje kur nuk janë duke kaluar në formë të mirë.

Ramos, shënoi dy herë ndaj Malagas, për t’i dhënë fitoren “Mbretërve” mbrëmë, që ndërpreu serinë prej dy humbjeve radhazi.

Megjithatë, lojtarët u fishkëllyen nga fansat e tyre, dhe shumica shkonin në drejtim të Ramosit.

“Gjithmonë kam thënë se kurrë nuk mund të ndryshojmë Bernabeun. Kam kaluar shumë vite këtu dhe siç ka thënë edhe Marcelo pas ndeshjes në Kupë, të gjithë lojtarët e mëdhenj janë fishkëllyer këtu në një moment të karrierës së tyre. Kjo është një thirrje për ta bërë ekipin që të përgjigjet. Por, janë këto momente të vështira që kemi nevojë që ata të jenë prapa nesh, jo të na godasin kur jemi poshtë. E dimë si janë fansat tona, dhe e duam mënyrën e tyre. Por, synimet mund të çojmë përpara të bashkuar”, është shprehur Ramos, raporton Goal.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...