
22 Janar 2017 - 10:31
Në fillim të viteve 2000, Rusia kishte dy tenistë në pozitën numër një në renditje botërore e kampionë të Grand Slameve, si Marat Safinin e Yevgeny Kafelnikovin, dhe kishte fituar Kupën Davis në vitet 2002 dhe 2006.
Por që nga pensionimi i Safinit në vitin 2009, në tenis të meshkujve Rusia ra poshtë, ndërsa vëmendja ishte kthyer më tepër nga tenistet ruse që po arrinin sukses të madh, përcjell Koha Ditore.
Por, vendi ka nisur të shpresojë sërish falë formës së dy talentëve, Karen Khachanov 20-vjeçar dhe Andrey Rublev 19-vjeçar, që fituan meçet e tyre të para të grand slamit "Australian Open" këtë javë, por u eliminuan në rrethin e dytë. Khachanov u ndal nga amerikani Jack Sock, ndërsa Rublev u mposht bindshëm nga tenisti numër një, britaniku Andy Murray me 3:0 në sete. Por Murray ka vlerësuar lart Rublevin.
"Ai ka goditje të fuqishme dhe është entuziazmuese ta shohësh. Kur të forcohet fizikisht dhe të ketë më tepër përvojë, ai do të ngjitet dukshëm në renditje. Duhet vetëm vullnet dhe punë dhe jam i sigurt se ai do t'ia dal", ka thënë Murray... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...