Valencia, klubi i lëkundur shpesh po shkon drejt fundosjes

22 Janar 2017 - 10:07      

Futbollistët, qysh verën e kaluar, ndien ardhjen e krizës. Kur Valencia nisi fazën përgatitore për fillimin e edicionit, shumica e lojtarëve kishin në mendje vetëm një gjë: të largoheshin nga klubi sa më shpejt që të ishte e mundur.

Disa këtë çështje e diskutonin mes vete, derisa ishin në fushë duke u stërvitur, kurse disa të tjerë me padurim prisnin thirrjet e agjentëve për të gjetur shpëtim diku tjetër, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Disa nuk ishin shumë aktivë në këtë aspekt, pasi ata në njëfarë mënyre i ishin afruar Pako Ayestaranit, trajneri i tretë i edicionit të shkuar, dhe me të cilin skuadra nisi edhe këtë edicion.

Ajo që e brengoste Ayestaran nuk ishte kërkesa e lojtarëve për largim, por fakti se futbollistëve nuk u interesonte fare se ku po shkonin, pasi vetëm dëshironin largimin me çdo kusht.

Disa prej tyre, si Shkodran Mustafi, dëshiruan gjëra më të mëdha dhe më të mira... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...