Çadra e gjelbër dhe golat, karakteristikë e stinorit të parë të Suarezit në Evropë

22 Janar 2017 - 11:05      

Çadra modeste është dëshmuar më tepër armik sesa shok për trajnerët e futbollit. Këtë e ka përjetuar edhe trajneri holandez Ron Jans, shkruan The Guardian.

Në shtator të vitit 2006, ekipi i Jansit, Groningeni, ishte në disavantazh 4:2 ndaj Partizanit të Beogradit, pas ndeshjes së parë të rrethit të parë të Kupës UEFA. Në ndeshjen e kthimit kishte rrebesh shiu në stadiumin "Euroborg", përcjell Koha Ditore.

Trajneri qëndronte vazhdimisht nën një çadër modeste të gjelbër. Në fushë, një sulmues 19-vjeçar thatanik ishte rrezik i madh që mori Jans dhe gjemb i madh për Partizanin.

Luis Suarez kishte fituar një penallti pas një orë loje për Groningenin. Jans e shikoi derisa Koen van der Laak shënoi penalltinë. Tifozët e Groningenit ishin në ethe. Kjo ishte fushata e parë e klubit në Evropë pas një dekade dhe kaloi në epërsi. Me gjysmë ore lojë të mbetur, Groningenit i duhej të shënonte edhe një gol për të kaluar tutje.

Gati menjëherë, Jans e zëvendësoi Suarezin që ishte mjaft i gjallë. E nxori dy minuta pas shënimit të golit. Megjithëse i ri dhe duke mos folur anglisht apo holandisht, Suarez nuk ishte i ndrojtur për të shfaqur zemëratën. Ai kaloi te Jansi dhe me zemërim bëri gjeste me duar dhe shpërtheu me fjalë eksplicite në gjuhën spanjishte. Duke mos hezituar për të shfaqur emocionet, trajneri Jans reagoi ashpër dhe në mënyrë teatrale, duke hedhur çadrën e tij përtokë. U nda në dysh çadra me të goditur tokën.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...