Protagonisti i të gjitha etapave të basketbollit

22 Janar 2017 - 08:58      

Arben Fetahu ka bërë karrierë të shkurtër në basketboll. Por nuk mund të ankohet për mungesë të sukseseve. Ato e kanë ndjekur edhe pasi ka mbaruar me karrierë aktive.

Ka shijuar suksese në të gjitha rolet që ka luajtur në sportin e tij të zemrës – basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Ka titull kampioni si lojtar, si ndihmëstrajner dhe si anëtar i Bordit të klubit. Të gjitha këto i ka mbërritur me skuadrën e Prishtinës. Suksesi nuk i mungoi edhe si zyrtar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Ishte pjesë e rëndësishme e stafit të FBK-së, që arriti pranimin e plotë në FIBA, ëndërr e kamotshme e të gjithëve të përfshirë në basketboll e që u realizua në muajin mars të vitit 2015.

"Jo vetëm suksese, por kam përjetuar edhe tri etapat e basketbollit, atë të paraluftës, të pasluftës dhe këtë të pranimit. Jam i privilegjuar që kam qenë protagonist në të gjitha këto, por tash përgjegjësia është më e madhe për shkak se po punojmë për t'iu krijuar kushte lojtarëve që nuk i kemi pasur në kohën tonë", shprehet Fetahu.

Për basketbollin ka një thënie të veçantë.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...