Foto: Koha

Heroi i ri i shtetit të ri

22 Janar 2017 - 08:46      

Me kalimin e kohës Valon Berisha po bindet edhe më shumë se ka bërë zgjedhjen e duhur - ta përfaqësojë Kosovën. Një gjë të tillë e thotë edhe vetë.

“Jam krenar dhe i lumtur që e përfaqësoj Kosovën”, thotë Berisha në një bisedë për gazetën. Atë që nuk kishte mundur ta arrinte duke e përfaqësuar Norvegjinë, Berisha, 23-vjeçar, e arriti javë më parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

U shpall futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2016. Nga të gjithë u tha se kurorën e më të mirit e fitoi me meritë. Çmimi i fituar thotë se i ka dhënë motiv shtesë për të arritur suksese edhe në vitin 2017.

“Isha shumë i emocionuar kur e pranova çmimin, por edhe i lumtur e krenar. Është një shpërblim që e gëzon edhe familjen time”, ka theksuar Berisha.

Berisha, që me Salzburgun vitin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën e Austrisë, është autor i golit të vetëm dhe historik të Përfaqësueses së Kosovës. Në katër ndeshjet e para eliminatore, Kosova ka shënuar vetëm një gol... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...