21 Janar 2017 - 23:06
Pas disa muajve në zi, që nga tragjedia që pothuajse klubi u shua, klubi brazilian është rikthyer në fushë për të zhvilluar një miqësore me Palmeiras, transmeton Koha.net.
Në “Arena Conda” rreth 22 mijë njerëz përjetuan emocione të fuqishme, duke parë ekipin sërish në fushë dhe tre lojtarët që i mbijetuan tragjedisë që mori jetën e shumicës së ekipit dhe stafit të klubit.

Douglas Grolli, që u bashkua me Chapen në huazim nga Cruzeiro, ishte ai që shënoi golin e parë pas tragjedisë dhe çoi në këmbë turmën në stadium, shkruan Fox Sports.

Ky ishte një moment shumë emocionues për Grollin që më parë ishte edhe pjesë e akademisë së Chapes dhe kishte filluar karrierën aty. Në videon e golit mund të shihet edhe portieri Jakson Follmann, i cili i mbijetoi tragjedisë, duke duartrokitur këtë moment.
Të tre të mbijetuarit, Follman, Alan Ruschel, si dhe Helio Neto u paraqitën për herë të parë në fushë dhe ngritën trofeun “Cupa Sudamericana”.

Chape ishte duke udhëtuar për në Kolumbi për të zhvilluar ndeshjen e parë të finales “Cupa Sudamericana” kundër Atletico Nacional, kur aeroplani ishte përplasur dhe kishte marr jetën e 71 personave, kurse 6 kishin mbijetuar.



Historic moment as Douglas Grolli scores #Chapecoense's first goal since the plane crash, equalizing against Palmeiras. pic.twitter.com/Y8w4g15WHF
— Matias Grez (@matias_grez) January 21, 2017
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...