Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit

21 Janar 2017 - 20:44      

Derbi i javës së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Prishtinës, i ka takuar kësaj të fundit, raporton Koha.net.

Prishtina e nisi më mirë takimin duke udhëhequr në çerekun e parë me rezultat 8-14, në çerekun e dytë vendasit u treguan më efikas duke shënuar 19 pikë, kundrejt 14 sa shënoi Prishtina.

Çereku i tretë i takoi mysafirëve që kishin shënuan dy pikë më tepër 17-19, dhë në fund Prishtina shënoi fitore me vetëm dy pikë epërsi 63-65.

Më i miri në radhët Bashkimit ishte Kayel Locke që shënoi 18 pikë, 10 kërcime dhe bëri një asist. Kurse u ndihmua nga Marko Popoviq që shënoi 17 pikë, dhe pati 8 kërcime.

Kurse te Prishtina shkëlqeu Drilon Hajrizi me 16 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime. Ai u ndihmua nga Jabarie Hinds që shënoi 12 pikë, pati 2 kërcime dhe 4 asiste.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...