Fiton Dortmund, merr vendin e katërt

21 Janar 2017 - 17:26      

Pas tre ndeshjeve pa fitore në Bundesligë, Dortmundi më në fund ka arritur të gjejë rrugën e fitores.

Skuadra e Thomas Tuchel sot fitoi me rezultat 1 me 2 si mysafir i Werder Bremenit, raporton Koha.net.

Andrea Schurrle kaloi mysafirët në epërsi vetëm pas pesë minutave lojë.

Në minutën e 39 Wederi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Drobny u ndëshkua me të kuq.

Por, përkundër që me një lojtar më pak në fushë, vendasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e 59 përmes Bartelsit.

Dortmundi riktheu edhe njëherë epërsinë në minuan e 71 përmes Piszcek.

Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e katërt me 30 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...