21 Janar 2017 - 11:46
"Daily Mail" raporton se Chelsea ka kontaktuar Crystal Palacen, duke i ofruar dëmshpërblim deri në 25 milionë euro. Sulmuesi 26-vjeçar në fillim të këtij edicioni kaloi te Palace nga Liverpooli, por nuk e ka gjetur veten në ekipin e ri.
Ai deri më tani ka shënuar dhjetë gola në 22 ndeshje dhe me Palacen ka kontratë deri në vitin 2020. Benteke te Chelsea shihet si përforcim i duhur për Diego Costan, i cili ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Antonio Conte dhe ka humbur vendin e titullarit.
Krahas Bentekes, londinezët po përcjellin edhe Fernando Llorenten (Swansea) e Romelu Lukakun (Everton).
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...