Stinori hapet me derbi e shumë të panjohura

21 Janar 2017 - 09:50      

Ishte një ndeshje me Sigal Prishtinën në hapje të edicionit që ia dha të mbarën Bashkimit të Prizrenit në kampionatin aktual.

Bashkimi shpreson në një fitore tjetër, njëjtë si ajo e 9 tetorit të vitit të kaluar, në një moment të rëndësishëm - para ndeshjes vendimtare në Ligën Ballkanike në basketboll.

Bashkimi e pret Sigal Prishtinën të shtunën (sot) nga ora 19:00 në derbin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës. Me këtë xhiro hapet stinori pranveror i kampionatit të Kosovës në basketboll. Në fakt kampionati ishte dashur të niste javën e kaluar, por është shtyrë me kërkesë të klubeve, kryesisht për shkak të temperaturave të ulëta, shkruan sot Koha Ditore.

Shtyrja ka bërë që Bashkimi e Prishtina në derbin e parë të pranverës të jenë në një situatë tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...