Berisha largohet nga Polonia, kthimi në Kosovë i pasigurt

21 Janar 2017 - 08:54      

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, të premten mbrëma është larguar nga skuadra për të cilën tani vlerëson se nuk ishte e duhura për të.

Fundori Berisha është ndarë me skuadrën polake Polfarmex Kutno. Ai për Kutnon luajti prej fillimit të edicionit dhe ishte lider i pakontestueshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Në 14 ndeshje në kampionatin e Polonisë realizoi mesatarisht nga 15,9 pikë. Shto edhe nga 2,9 kërcime e 2,8 asistime. Për tri pikë ka realizuar 26,4 për qind të gjuajtjeve.

Berisha më herët ka thënë se ka zgjedhur Kutnon për shkak të dëshirës për të pushuar një kohë, përkatësisht që të luajë në një mjedis më të qetë. Por rezultatet e skuadrës nuk ishin të pritura. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...