Nuza synon Malagën, por atë e pengon Spanja

20 Janar 2017 - 16:36      

Gjyqtari i futbollit Genc Nuza, i cili vitin e shkuar u përfshi në listën e FIFA-së, për t’u përgatitur për gjyqtar ndërkombëtar, po has në probleme për seminarin dhe testin e tij të parë.

Nuza ishte ftuar nga FIFA, për seminarin në Malaga të Spanjës më 29 janar, por për shkak se shteti spanjoll, nuk e njeh Kosovën dhe dokumentet e saj, gjyqtari i Superligës, ende nuk ka marrë lejen për të shkuar atje, raporton KTV. 

Në Malaga do të mbahet seminari i FIFA-së, aty ku do të jenë elita e gjyqtarëve evropianë, përfshirë edhe ish-gjyqtarin Collina, që është anëtar i komiteti të gjyqtarëve të UEFA-së.

Nuza, në këtë ngjarje mund të marrë titullin gjyqtar ndërkombëtar, nëse kalon testet teorike e praktike, por të cilën gjë mund t’ia mohojë shteti spanjoll.

Federata e futbollit e Kosovës, i është drejtuar UEFA-së, e shtëpia evropiane e futbollit, është duke negociuar mundësitë e pjesëmarrjes së gjyqtarit kosovar në këtë seminar.

 

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...