
20 Janar 2017 - 13:35
Stinori pranveror ishte paraparë të niste fundjavën e shkuar, por u shty me kërkesën e klubeve për shkak të motit të ftoftë dhe palestrave të ngrira në vendin tonë.
E sezoni nis me një super takim, të shtunën në Prizren me përballjen Bashkimi – Sigal Prishtina.
Në vitin e kaluar këto dy ekipe kanë dhuruar spektakël, me Bashkimin që fitoi një herë në Superligë dhe njëherë në Ligën ballkanike, derisa Prishtina përfshirë edhe duelin e pak ditëve më parë, ka po ashtu dy fitore, në ligë dhe Balkan League.
Derbi i xhiros së parë të pranverës zhvillohet nga ora 19;00.
Po të shtunën, zhvillohen edhe dy duelet e tjera , në Mitrovicë, Trepça nga ora 17:00 e pret Vëllaznimin, ndërsa Rahoveci i përforcuar e pret Kerasan Prishtinën.
Të dielën në program është vetëm një ndeshje, ajo në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, duel ky që nis nga ora 17:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...