Klubi italian do të përforcohet me një yll gjatë verës

20 Janar 2017 - 13:32      

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti është i bindur që një lojtar i madh do të zbarkojë në ‘Giuseppe Meazza’ gjatë afatit kalimtar, por ai nuk do të jetë Lionel Messi ashtu siç është raportuar ditëve të fundit, transmeton koha.net.

Argjentinasi është në përfundim të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka vendosur për ta vazhduar atë dhe mediet italiane kanë shkruar se Interi është një prej ekipeve të interesuara për pesë herë lojtarin më të mirë të botës, por Moratti mohon një gjë të tillë.

“Nuk kam dëgjuar të jetë folur për Messin tek Interi”, ka thënë Moratti.

“Drejtuesit e klubit janë duke u përgatitur për një transferim të madh në të ardhmen, por nuk bëhet fjalë për Messin”.

Interi është në një seri të mirë të rezultateve në Serie A dhe ka ngjallur shpresat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...