Kitzbuhel, gara e frikshme e lëshimit

20 Janar 2017 - 09:40      

Vetëm lëshimi nga vija e startit do të frikësonte shumicën e skitarëve rekreativë, por kjo nuk është pjesa më e rrëpirët. Kërcimi i njohur si "Mousefalle", ngre garuesit mbi 70 metra në ajër. Në këtë shteg ka edhe kthesa të vështira si ato "Karrusel", Steilhang" dhe "Bruckenschuss", që teston shkathtësitë e çdo garuesi. Shpejtësia gjatë lëshimit arrin deri në 150 kilometra në orë. Është garë unike, shkruan sot Koha Ditore.

Është testi më i madh i skijimit në garën më të famshme dhe test i guximit.
Garën e lëshimit në Kitzbuhel, në malin austriak Hahnenkamm, të gjithë garuesit në skijim alpin do të pëlqenin ta fitonin.
Fitorja në Kitzbuhel dallon garuesit, ku duhet shkathtësi më të mëdha, kurajë dhe gatishmëri për të marrë mbi supe rreziqe, ndërsa vija mes suksesit dhe një rrëzimi me shpejtësi të madhe është shumë e hollë. Po ashtu garën e bën të bujshme edhe numri i madh i shikuesve. Statusi legjendar i kësaj gare mbledh dhjetëra e mijëra tifozë që krijojnë atmosferë feste në Kitzbuhel gjatë garës së lëshimit në Kupën e Botës të skijimit alpin.

"Nuk ka të bëjë vetëm me rreziqet në shtegun e garës dhe si i menaxhon ato, por edhe me atmosferën rreth Kitzbuhelit", thotë zvicerani Didier Cuche, fituesi rekord - i pesëfishtë.
Në garën që mbahet të shtunën në një shteg mjaft të rrëpirët e të vështirë, mund të arrihet shpejtësi deri në 150 kilometra në orë, ku skitarët lëshohen poshtë shtegut për më pak se dy minuta, ndërsa shtegu është i gjatë rreth 3.3 kilometra. Rekordin e mban austriaku Fritz Strobl, që e kishte përfunduar këtë shteg në vitin 1997 me kohë 1:51.58 minuta. Fillohet në lartësi mbi 1.660 metra dhe zbritet në lartësi mbidetare pak mbi 800 metra.

"Thjesht duhet të jesh një tigër, që del nga kafazi dhe sulmon pistën e skijimit", thotë francezi Luc Alphand, fituesi i trefishtë i kësaj gare.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...