20 Janar 2017 - 08:34
Trajnerët dhe lojtaret nuk e kanë dashur këtë përballje - mes motrave shqiptare. Thonë se do të sjellë emocione pa fund. Kosova është në ndërtim e sipër të ekipit, ndërkohë që ka dhënë shumë lojtare për ndërtimin e ekipit të Shqipërisë.
Ajo që patjetër do të ndodhte një ditë, ka ndodhur të enjten. Kosova e Shqipëria do të përballen mes vete në terrenin sportiv. Një pjesë e madhe e adhuruesve shqiptarë të sportit, me dëshirë do të shmangte përballjet mes shqiptarëve, përkatësisht përballjet e Kosovës e Shqipërisë. Një pjesë i sheh si përballje të zakonshme, e dikush mezi i ka pritur për të parë nivelin e vërtetë të sportit në Kosovë e Shqipëri.
Do të jenë futbollistet seniore të Kosovës e Shqipërisë që në muajin prill, diku në Shqipëri, do të përballen mes vete, në ndeshjen e parë mes dy ekipeve në sportet ekipore, të paktën në nivelin senior. Ndeshja do t'i takojë fazës së parë eliminatore për botërorin e vitit 2019. Shorti është tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës, në selinë e UEFA-s.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore).
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...