Të shtunën rikthehen ethet në elitën e basketbollit kosovar

19 Janar 2017 - 23:54      

Të shtunën rikthehen ethet në Superligën e Kosovës në basketboll, pas një pushimi tri javësh, bën të ditur FBK.

Në fakt stinori pranveror në elitën e basketbollit kosovar ishte paraparë të fillonte në fundjavën e kaluar, por moti shumë i ftohtë dhe palestrat “e ngrira” në Kosovë bënë që me kërkesë të klubeve dhe me miratimin e Bordit të FBK-së, fillimi i pjesës së dytë të edicionit të nisë me një javë vonesë, transmeton Koha.net.

Kështu me fillim të stinorit pranveror, adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin të kënaqen me derbin që do të zhvillohet të shtunën në “Sezai Surroi” të Prizrenit me fillim nga ora 19:00, ku Bashkimi është nikoqir i Sigal Prishtinës.

Këto dy skuadra tashmë janë takuar katër herë, dy herë në kuadër të pjesës vjeshtore në Superligë dhe dy herë në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL). Bilanci aktual është 1:1 në garat në Kosovë dhe po ashtu 1:1 në BIBL.

Pikërisht për këtë arsye edhe pritet që të shtunën në Prizren të zhvillohet një tjetër përballje interesante ndërmjet këtyre dy ekipeve, edhe pse që të dyja e nisin fazën pranverore me ndryshime të mëdha në përbërjen me lojtarë. Sidoqoftë adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin të kënaqen me lojë të mirë dhe me rivalitet në parket, ashtu sic jemi mësuar githmonë të shohim kur janë takuar këto dy klube.

Ndërkohë të shtunën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, ku në Mitrovicë, Trepça e pret Vllaznimin, kurse në Therandë, Rahoveci është nikoqir i Kerasan Prishtinës.

Të dielën në program është vetëm një ndeshje, ajo në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Superliga e Kosovës – Xhiroja e 15-të

E shtunë

Trepça – Vllaznimi 17:00

Rahoveci – Kerasan Prishtina 18:00

Bashkimi – Sigal Prishtina
E diel

Golden Eagle Ylli – Peja 17:00

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...