Mayweather përqesh McGregorin, dhe me ofertën për të luftuar ndaj tij

19 Janar 2017 - 18:26      

Ka shumë spekulime nëse do të ndodhë ndonjëherë meçi ndërmjet boksierit të pamposhtur Floyd Mayweather dhe kampionit në sportet luftarake të përziera (UFC), Conor McGregor.

Dhe pas një oferte prej 25 milionë dollarësh për secilin prej tyre nga ana e presidentit të UFC, Dana White, boksieri amerikan i njohur si “Money” është fyer nga kjo ofertë dhe së fundmi ka vënë në shënjestër irlandezin McGregor duke u tallur me të.

Ai ka postuar në Instagramin e tij të ardhurat neto, në të cilën shihet se ai 650 milionë dollarë, kurse McGregor ka 2.5 milionë dollarë.

“Para se të kërkosh 25 milionë dollarë, bëhu më i vlefshëm se 25 milionë dollarë. Ti ke ‘2’ dhe ‘5’ saktë, por ke menduar të thuash 2.5 milionë, jo 25 milionë”, ka shkruar ai në Instragram.

Mayweather nuk ishte i impresionuar nga oferta prej 25 milionë dollarë nga ana e White, duke thënë se asnjëherë në këto dhjetë vjet e fundit nuk ka fituar më pak se 32 milionë dollarë dhe e ka quajtur atë “ofertë tallëse”.

Ai ka thënë se nuk kthehet nga pensionimi pa ndonjë ofertë rreth 100 milionë dollarë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...