Hitzfeld: Bayerni s’do ta ketë të lehtë të zëvendësojë Robbenin e Riberyn

19 Janar 2017 - 17:52      

Ish-trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld beson se kampioni i Bundesligës do të ketë një detyrë të vështirë për të zëvendësuar dyshen Arjen Robben e Franck Ribery.

Robben e Ribery vazhduan sivjet marrëveshjet që i mbanë deri në qershor të vitit 2018, transmeton Koha.net. Douglas Costa dhe Kingsley Coman pritet të bëhen zgjedhja e parë në krahët e klubit bavarez në të ardhmen.

“Bayerni është duke u përgatitur për të ardhmen, por Robben e Ribery e kanë të garantuar të jenë startues nëse janë të gatshëm fizikisht. Nuk mund të zëvendësosh lojtarët e tillë brenda një dite. Ata nuk janë vetëm top lojtarë, por janë edhe në një tjetër nivel. Strategjia duhet të jetë që ngadalë të ndërtohen lojtarët prapa tyre. Lojtarët si Costa e Coman tashmë po luajnë rregullisht. Ata duhet të kapin nivelin e tyre. Ata janë ardhur që të rriten te Bayerni. Por, nuk mund të prisni që menjëherë të jenë në nivel të Robbenit e Riberyt. Të dy janë sulmues të nivelit botëror, dhe ata gjithmonë kishin një zgjidhje dhe dëshirë për të impresionuar. Vetëm talenti nuk mjafton për t’u bërë lojtar i nivelit botëror. Bayerni duhet të jetë krenar që ka në librat e saj këtë dyshe”, është shprehur Hitzfeld për TZ.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...