Strakosha me kontratë të majme me Lazion

19 Janar 2017 - 16:58      

Çfarë duhet të them: Faleminderit apo Efkaristo? Grazie Thomas, Grazie. Strakosha, jo ai i madhi, doli nga zyrat e klubit të Lacios dhe i dërgoi një sms të atit: 5 vite kontratë, 500 mijë euro në sezon. Ku ishe ti 21 vjeç? Ndonjë shaka më shumë dhe lejohet.

Asnjëherë një shqiptar në këtë moshë nuk ka firmosur një kontratë të tillë me një klub kaq të madh dhe me një vlerë kaq të lartë financiare. Madje, madje as në Serinë A nuk e gjen një precedent të tillë për momentin.

Për pak harruam, nëse luan rregullisht edicionin e ardhshëm rroga dyfishohet, shkruan Supersport. Çfarë suksesi, Lacio dhe sidomos Kombëtarja e ka të ardhmen e portës të sigurt. Në klub janë të bindur, kemi nëpër duar një xhevahir, një talent të rrallë.

21 vjec për një portier është njësoj si 15 për një sulmues. Roma është një qytet i mrekullueshëm, kampionati është gjithnjë ndër më të bukurit në Botë, skuadra është e jashtëzakonshme, e ardhmja e ndritur.

Përvoja në Greqi dhe ajo te Salernatina patjetër që e ka ndihmuar, por në Lacio janë të bindur, investimi një ditë do ja vlejë. Patjetër që mund të jetë një rastësi por dy portierët e kombëtares shqiptare janë aty, në pronësi të këtij klubi. Madje, madje nëse gjërat shkojnë mirë në Palermo në mars mund të jetë madje dhe titullar kundër Italisë.

Ka kohë gjer atëherë. Kohërat dhe jetët ndryshojnë. Kur Foto Strakosha ishte ende 21 vjeç ende nuk kish mbërritur në kryeqytet dhe 500 mijë lekë të vjetra i ngjanin një parajsë, ndërsa djali me duart e arta në epokën moderne, ka përpara kontratën e jetës. Është vetëm fillimi. Kënaqësi e jashtëzakonshme, tregues i qartë se dhe shqiptarët mund të lënë shenjën e tyre kudo qoftë, madje dhe në tokën europiane ku portierët kanë qenë gjithnjë një specialitet. Foto luajti kundër Lacios, me Panionon, djali luan me Lacion kundër gjithkujt. Asnjë konkurrencë, i pari i dha shumë Shqipërisë, i dyti ka Shqipërinë përpara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...