Talenti shqiptar bashkohet me Udinesen

19 Janar 2017 - 16:46      

Një tjetër shqiptar i shtohet Serie A. Talenti 17-vjeçar Franz Pjetri ka zyrtarizuar ditën e sotme transferimin te skuadra e Udinese-s.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur që në muajin shtator të vitit të kaluar, ndërsa ditën e sotme sulmuesi ka zyrtarizuar kalimin te skuadra e Serie A.

Lojtari shqiptar ka lindur në Itali, por në vitin 2010 ishte zhvendosur së bashku me familjen në Australi, ku ishte bërë pjesë e akademisë së Eastum United, ndërsa tashmë ai është rikthyer në futbollin europian, transmeton TCH.

Franz Pjetri është grumbulluar më parë edhe nga kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve, duke zhvilluar edhe tre ndeshje.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...