Agjenti i Verratit konfirmon interesimin e gjigantit italian

19 Janar 2017 - 14:00      

Agjenti i Marco Verratit ka konfirmuar se Juventusi ka pyetur për mesfushorin, por problemi është largimi i tij nga Paris Saint-Germaini.

Mediumet italiane sot kanë raportuar se “Bianconerët” kanë përdorur bisedimet për Riccardo Orsolinin për të pyetur edhe për Verrattin, i cili ka të njëjtin agjent me lojtarin e Ascolit.

“Të gjithë mendojnë për Marcon, por problemi qëndron te largimi i tij nga Parisi”, ka thënë Donati Di Campli për La Stampa.

“E përsëris: ai ka vazhduar kontratën deri në vitin 2021 dhe duhet ta respektojë. Problemi është që Marco dëshiron të fitojë. Nëse është e mundur në Paris, nëse jo do të shohim çfarë do të ndodhë. Juventusi ka pyetur për të, por asgjë më shumë”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...