Wenger: Arsenalit nuk i duhet Payet

19 Janar 2017 - 12:19      

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mohuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Dimitri Payet nga West Ham Unitedi.

Payet ka refuzuar të luajë për “Çekanët” pasi kërkon largimin. Wenger ka thënë se nuk i duhet mesfushori francez sepse tashmë ka një skuadër shumë të fortë.

“E vlerësoj Payet, por nuk na duhet sepse kemi shumë lojtarë kreativë”, ka thënë Wenger. “Kemi shumë lojtarë që luajnë në atë pozitë”.

“Pres që ky muaj të jetë i qetë. Jemi shumë të fortë. Kemi shumë lojtarë që mund të angazhohen”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...