Unitedi klubi më i pasur në botë, tejkalon Realin

19 Janar 2017 - 09:29      

Manchester Unitedi sezonin e fundit ka gjeneruar më së shumti të hyra sesa ndonjë klub tjetër në botë, thuhet në raportin e Deloitte.

Unitedi ka lënë prapa Real Madridin, klubi i cili për 11 vjet ishte në pozitën e parë. “Djajtë e kuq” kanë siguruar të hyra prej 689 milionë eurove gjatë sezonit 2015-16.

Klubi anglez siguroi të hyra 100 milionë euro vetëm nga reklamat. Të hyrat e kombinuara për 20 klubet më të pasura, janë rritur për 12 për qind, që i bie 7.4 miliardë euro, duke thyer rekord në të hyra.

Unitedi merr pozitën e parë si klubi më i pasur për herë të parë që prej sezonit 2003-04, transmeton Koha.net.

Reali ka rënë në pozitën e tretë, prapa rivalit Barcelona që tani mban pozitën e dytë.

Bayerni mban pozitën e katërt, para Manchester Cityt që është ngritur në pozitën e pestë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...