Gara në Brezovicë dështon, FSK-ja s'pranon kushtet e serbëve

19 Janar 2017 - 09:14      

Federata e Skijimit e Kosovës (FSK) edhe këtë vit nuk do ta mbajë garën "Kupa e Brezovicës", por as edhe gara tjetër në këtë qendër, më të madhen në Kosovë. Problemi është i vjetër: strukturat paralele serbe që menaxhojnë këtë qendër.

Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, thotë se është e pamundur të mbahet një garë në Brezovicë, meqë kompania që menaxhon qendrën, nuk është e regjistruar, nuk ka xhirollogari dhe si pasojë nuk mund të lëshojë as fatura të rregullta, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas ligjit, me para kesh mund të bëhet një pagesë vetëm deri në 500 euro, e mbajtja e një gare në Brezovicë kushton shumë më shumë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...