Prania e femrave në stadiume prioritet i FSHF-së

18 Janar 2017 - 15:50      

Prania e gjinisë femërore në stadiume është një prioritet i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Për këtë arsye në ambientet e Hotel Tiranës u mbajt një takim i posaçëm në praninë e përfaqësuesve të politikës si dhe të vetë presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Ky i fundit theksoi se ka ardhur koha që të diskutohet në lidhje me atë që duhet bërë për rritjen e mëtejshëm të prezencës femërore në shkallët e stadiumeve shqiptare.

“Futbolli në Shqipëri bëhet çdo ditë e më shumë interesant dhe më i bukur. Por, ajo që duhet të diskutojmë është se çfarë duhet të bëjmë ne që të kemi më shumë prezencë femërore në stadium”, deklaroi Duka.

Më pas, Duka theksoi se ky aspekt varet jo vetëm nga ata që organizojnë ndeshjet e futbollit, por edhe nga vetë tifozët, pasi futbolli është një sport që luhet nga të gjithë, transmeton topchannel.

“Prezenca e femrave në stadium patjetër që varet nga mënyra e organizimit, por edhe nga ata që janë më prezentë. Femra është e rëndësishme jo vetëm për të mbushur stadiumin, por edhe për promovimin e futbollit”, theksoi Duka.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...