18 Janar 2017 - 13:12
Tenisti numër një në ranglistën botërore mposhti rusin me rezultat 6-3, 6-0 dhe 6-2.
Roger Federer pas gjashtë muajsh pauze, duket se është në rrugë të mbarë, pasi fitoi në tre sete ndaj amerikanit Noah Rubin.
7-5 6-3 dhe 7-6 ishte rezultati në favor të zviceranit që në duelin e radhës ndeshet me çekun Tomas Berdych, transmeton KTV.
Lehtësisht në rrethin e tretë kaloi edhe zvicerani tjetër Stan Wawrinka, i cili mposhti amerikanin Steve Johnson, në tre sete 6-3 6-4 dhe 6-4.
Tenistja numër një në botë, Angelique Kerber festoi ditëlindjen e saj të 29-të me kalimin në rrethin e tretë të Australian Open.
Por tenistja gjermane, kampione aktuale e këtij grand-slami, e mposhti bashkëvendësen Carina Witthoeft, vetëm pas tre seteve, 6-2, 6-7dhe 6-2.
Në rrethin e tretë u kualifikua edhe Venus Williams duke e mposhtur lehtë zviceranen Stephanie Vogele.
Fituese e shtatëfishtë e këtij turneu, Williams fitoi lehtë në dy sete 6-3 dhe 6-2.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...