Juve i ofron Arsenalit një lojtar dhe para për Sanchezin

18 Janar 2017 - 12:37      

Juventusi raportohet se është duke planifikuar propozimin për shkëmbim lojtarësh me Arsenalin, për transferimin e Alexis Sanchezit.

Kampioni italian për një kohë të gjatë ka monitoruar Sanchezin, e ardhmja e të cilit mbetet në dyshim shkaku i ngecjes së bisedimeve për vazhdimin e kontratës.

Sipas Tuttosport, Juventusi do të testojë Arsenalin, duke ofruar Miralem Pjaniqin në pakon për transferimin e Sanchezit.

Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, preferon qëndrimin e boshnjakut, por e di se Arsene Wenger është admirues i mesfushorit. Për këtë shkak italianët janë në gjendje të ofrojnë Pjaniqin plus para për Sanchezin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...