Trepça arrin marrëveshje me BIBL-in, kërkon të kalojë grupin

18 Janar 2017 - 09:43      

Basketbollistët e Trepçës të mërkurën mbrëma do të vrapojnë në parketin e palestrës "Karagaçi" në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

Trepça do të përballet me Pejën në udhëtim, (sot, 19:30), në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll. Kishte mëdyshje nëse "xehetarët" do të vazhdonin të garonin në ligën rajonale. Por nga klubi mitrovicas të martën njoftuan se gara në Ligën Ballkanike do të vazhdojë, ndërsa në dy ndeshjet e mbetura do të kërkohen fitore për të shpresuar në kalimin në raundin e dytë.

Trepça më 25 janar në Nikshiq përballet me Sutjeskën. Aktualisht ka bilanc prej tri fitoreve e pesë humbjeve, që e mban në garë për kualifikim, përkatësisht për të zënë një prej katër pozitave të para në Grupin B që sigurojnë kalimin tutje.

Trepça e Peja ishin përballur edhe të mërkurën e kaluar, në "Minatori" në Mitrovicë. Ndeshja ishte ndërprerë në çerekun e tretë, kur Peja ishte duke udhëhequr, për shkak të hedhjes së gjësendeve të forta në parket nga ana e tifozëve vendas. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...