Van Gaal: Nuk jam pensionuar

18 Janar 2017 - 09:11      

Louis van Gaal ka mohuar të jetë pensionuar nga puna e tij si menaxher, pasi të hënën ishte raportuar se ai i ka dhënë fund karrierës së tij.

Gazeta holandeze “De Telegraaf” raportoi të hënën se Van Gaal pritej të pensionohej në moshën 65-vjeçare për arsye familjare.

Ish-menaxheri i Barcelonës, Bayern Munichut, Ajaxit, Holandës dhe Unitedit, ka qartësuar të ardhmen e tij, duke insistuar se ka marrë vetëm pushim.

“Jo, jo, jo. Nuk jam pensionuar”, ka thënë Van Gaal për Cadena SER. “Do të pushoj një vit pastaj do të vendosi. Ka shanse që të pensionohem”.

“Në Holandë mediat shkruajnë çfarë të duan. E kam lexuar titullin dje, por kam thënë se mund të pensionohem, por nuk kam thënë se tani është koha. Për këtë arsye do të pushoj një vit dhe pastaj vendosi”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...