Një gjeneratë tjetër kosovarësh po ikën në Shqipëri

18 Janar 2017 - 08:55      

Një gjeneratë tjetër e futbollistëve nga Kosova do të udhëtojë për në Durrës me shpresë se do t'i bashkohen kombëtares së Shqipërisë në futboll dhe në të ardhmen do të zëvendësojnë lojtarët si: Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Burim Kukeli, Taulant Xhaka etj.

Të mërkurën (sot) në qytetin bregdetar nis një grumbullim i përfaqësueses Shpresa (U-21) të Shqipërisë që është i pari për përzgjedhësin e ri të kësaj grupmoshe, Alban Bushi, shkruan sot Koha Ditore.

Bushi nën urdhra do të ketë 21 lojtarë të lindur në vitet 1996, 1997 e 1998, ndërsa të martën në konferencë për shtyp ka treguar se shumica e tyre janë nga Kosova. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...