Yaya Toure refuzon ofertën prej 500 mijë eurosh në javë nga kinezët

17 Janar 2017 - 23:03      

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka refuzuar kalimin për në ligën kineze, edhe përkundër ofertës së majme, prej 500 mijë eurosh në javë, transmeton koha.net.

33-vjeçari ishte subjekt i interesimit nga Super Liga Kineze, gjatë verës së kaluar.

Ai ka marrë këtë vendim gjatë verës së kaluar, e edhe pse është kontaktuar prapë për këtë gjë, ai prapë ka refuzuar, duke thënë se kjo ofertë ka qëndruar edhe gjatë transfereve që mbyllen me 31 janar.

Kontrata e tij me Manchester City skadon gjatë kësaj vere.
E ardhmja e Toures vihej në dyshim, pasi ai u la jashtë ekipit nga Pep Guardiola gjatë fillimit të këtij sezoni, por që nga rithirrja e tij në nëntor, ai ka qenë i rregullt në paraqitjet e Cityt.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...