Orsolini te Juve, mungon vetëm nënshkrimi

17 Janar 2017 - 20:15      

Agjenti i anësorit Riccardo Orsolini ka konfirmuar transferimin e futbollistit nga Ascoli te Juventusi.

Talenti 19-vjeçar pritet t’i bashkohet Juventusit për 6.5 milionë euro, por do të huazohet prapa te klubi i Series B deri në fund të sezonit.

“Na mungojnë vetëm nënshkrimet”, ka deklaruar Donato Di Campli, raporton “Football-Italia”, transmeton koha.net. “Mendoj se do të kryhet nesër, dhe testet mjekësore do të bëhen pasnesër, në mëngjes”.

Edhe drejtori i klubit Giuseppe Marotta ka thënë shkurt “po” kur është pyetur nga mediat nëse është arritur marrëveshja.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...