Mitrovica i premton mbështetje klubit të atletikës “Trepça”

17 Janar 2017 - 15:52      

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur përzgjedhësin e Kombëtares U16 të Kosovës në atletikë dhe kryetrajner i klubit të atletikës “Trepça”, Mustafë Rrustemi, me të cilin ka biseduar për gjendjen në atletikën e vendit dhe të klubit ku është kryetrajner, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Rrustemi, i cili është fitues i çmimit për vepër jetësore në sport “Lah Nimani”, e njoftoi Bahtirin për situatën aktuale në të cilën punojnë atletët e Kosovës dhe vështirësitë në punën e KA “Trepça”, transmeton Koha.net. 

Ai tha se atletika në Kosovë në përgjithësi ballafaqohet me probleme të shumta, por në veçanti tha se këto probleme janë më të shprehura në klubin atletik ku ai është kryetrajner.

“Përveç probleme të shumta që kemi pas, tani na është shtuar edhe ai shfrytëzimit të stazës për ushtrimin e atletëve, pasi që menaxherët e Stadiumit “Adem Jashari”, po kërkojnë mjete për të shfrytëzuar këtë stazh, mjete ët cilat ne nuk i kemi, pasi që janë të pamjaftueshme ato që ne na i ndanë komuna për çdo vit. Për këtë arsye kam ardhur sot të kërkojë mbështetjen tuaj”, tha Rrustemi.

Bahtiri i tha Rrustemit se i kupton mirë problemet me të cilat ballafaqohet në përgjithësi klubi atletikës “Trepça”, por edhe klubet tjera sportive të qytetit, në mungesë të kushteve për punë dhe funksionim.

“Fatkeqësisht, gjendja e rëndë ekonomiko-financiare e komunës, po reflektohet negativisht në punën dhe organizmin e të gjitha klubeve sportive, por edhe në të gjitha fushat tjera të jetës e punës. Megjithëkëtë, ne do të bëjmë përpjekje që të ju ndihmojmë materialisht, por edhe duke ndërmjetësuar tek ata që janë përgjegjës për stadium, që të ju mundësoj ushtrimet dhe garat pa pagesë”, tha Bahtiri.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...