
17 Janar 2017 - 14:53
Kampioni i vitit 2009, që momentalisht mban pozitën e nëntë, pas një viti me shumë lëndime, e mposhti gjermanin në meçin që zgjati më pak se dy orë, por në një kohë me temperatura tejet të larta në Melbourne Park, transmeton KTV.
Tani, në rundin e dytë, Nadal do të ndeshet me qipriotin Marcos Baghdatis.
Fitore regjistroi edhe Milos Raonic, që kalon tutje pas fitores përballë gjermanit Dustin Brown, me shifrat 6:3, 6:4 dhe 6:2. Në konkurrencën e femrave, Serena Williams fitoi, për të shkuar tutje në kërkim të grand slemit të 23-të në karrierë.
Williams e mposhti Belinda Benciqin në këtë garë me 2:0 në sete, rezultati 6:4 dhe 6:3 në meçin që zgjati 79 minuta. Përballjen e radhës, Serena Williams e zhvillon përballë çekes Lucie Safarova.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...