17 Janar 2017 - 13:33
Përballë djelmoshave të Besnik Kollarit ishte Greqia, e cila bën pjesë në Grupin B, transmeton Koha.net.
“Pas një ndeshje shumë të barabartë fitores iu gëzuan grekët, me rezultat 1:0, falë një penalltie të dyshimtë të akorduar nga gjyqtari turk. Në ndeshjen e sotme Kosova pati një paraqitje dinjitoze, ku gjatë tërë kohës u tregua rival i barabartë i Greqisë, madje në disa raste periudha të lojës ishte dukshëm më e rrezikshme se kundërshtari”, thotë FFK përmes faqes zyrtare.
Më tutje thuhet se, “në pjesën e parë mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Bajrush Osmani, në minutën e 20-të, por gjuajtja e tij nga brendësia e zonës u bllokua nga mbrojtja greke”.

Greqia shënoi golin e epërsisë në minutën e 52-të nga penalltia nëpërmjet Georgis Vrakas, pasi gjyqtari e vlerësoi të palejueshme një ndërhyrje për top të Altin Lutollit.
Pas këtij goli djelmoshat e Kollarit nuk u thyen moralisht dhe vazhduan me përpikëri t’i zbatonin detyrat e trajnerëve, duke organizuar aksione mjaft të mira, por që fati u mungoi në finalizim.
Në minutën e 60-të, gjuajtja e Edin Huseinit kaloi pranë portës, derisa në minutën e 80-të Qëndrim Zyba ishte dhe më afërt golit, por gjuajtja e tij edhe pse e kaloi edhe portierin grek, në fund përfundoi përskaj shtyllës.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon, të enjten, për pikë në kuadër të Grupit A kundër Sllovakisë.
Pjesë e Kosovës U-17 janë: Shaban Kuquku, Adonis Sopa, Leard Sadriu, Besnik Koci, Gent Musa, Altin Lutolli, Dardan Shabanhaxhaj, Bajrush Osmani, Adonis Aliu, Albin Prapashtica, Qëndrim Zyba. Luajtën edhe: Edin Huseini, Valon Zumberi, Deniz Sadiku, Armend Gashi, Blend Morina.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...