Tragjedia familjare bëri që Van Gaal të pensionohet

17 Janar 2017 - 10:13      

Ish-trajneri i Manchestet Unitedit dhe Holandës, Louis van Gaal i ka dhënë fund karrierës së trajnerit pas një tragjedie familjare, raportojnë mediat holandeze.

65 vjeçari, që është i pa punë që kur ishte shkarkuar nga Unitedi në maj të vitit të kaluar, ka refuzuar një ofertë shumë të mirë nga Kina, transmeton Koha.net.

“Mund të shkoja atje, por ende jam këtu. Aq shumë gjëra kanë ndodhur në familjen time sa që jam detyruar që t’i shikojë gjërat ndryshe”, është shprehur ai për De Telegraaf.

Vdekja e papritur e dhëndrit të tij ka qenë katalizator, ka thënë ai.

“Kam thënë (pas largimit nga Unitedi) se do të ndalesha, e ndryshova atë në pushim, por tani besoj se nuk do të rikthehem të menaxhoj”, është shprehur ai.

I pyetur nëse ka ende ambicie që nuk e ka plotësuar ai ka thënë se, “jo, në të vërtetë nuk ka. Gjithçka kam pasur në jetë. Më duket e mërzitshme ta them por shikoni vendet në të cilat kam punuar dhe nivelin e klubeve që kam menaxhuar, dhe nuk asgjë që mbetet”, është shprehur Van Gaal.

Përveç Manchester Unitedit, holandezi ka menaxhuar edhe Ajaxin, Barcelonën, dhe AZ Alkmarin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...