Bottas i bashkohet Mercedesit, Massa kthehet nga pensionimi

17 Janar 2017 - 10:24      

Finlandezi Valtteri Bottas ka zëvendësuar të hënën kampionin e tërhequr nga Formula 1, Nico Rosberg, te skuderia e Mercedesit.

Ndërsa veterani Felipe Massa është kthyer nga pensioni për t'ia zënë vendin finlandezit te skuderia e Williamsit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

I shoqëruar nga shefi i skuderisë Toto Wolff, Bottas premtoi se do ta shtyjë kolegun e ri, Lewis Hamilton, drejt titullit të katërt në Formula 1, sa më shumë që mundet, në edicionin 2017 të këtij sporti të shpejtësisë.

"Jam i bindur se do ta shtyjmë shumë njëri-tjetrin në edicionin e ri", ka thënë Bottas 27-vjeçar, i cili gjatë katër vjetëve të kaluar te Williamsi është ngjitur në podium nëntë herë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...