Foto: Reuters

Sanchez përballet me dënim me burg

17 Janar 2017 - 09:17      

Alexis Sanchez përballet me dënim me burg pasi ka pranuar dy akuza të evazionit fiskal në Spanjë, raporton The Sun.

Sulmuesi i Arsenalit ka konfirmuar në gjykatë nëpërmjet një videolidhjeje se ai ka mashtruar autoritetet tatimore spanjolle me rreth 900 mijë funte të papaguara në taksa gjatë kohës së tij te Barcelona, përcjell Koha Ditore.

Prokurorët spanjollë kanë thënë se Sanchez 28-vjeçar ka evituar pagimin e taksave duke bërë transferim të të hyrave nga e drejta e tij e imazhit në Numidia, një kompani me seli në Maltë.
Kiliani thuhet se e ka fshehur ekzistencën e Numidias, ku ka në pronë 99 për qind të aksioneve, për të evituar pagesën e rreth 588 mijë euro në vitin 2012, dhe rreth 396 mijë euro në vitin 2013.
Ai e ka paguar këtë shifër të plotë te autoritetet tatimore.

Por Sanchez po ashtu duhet të paguajë një gjobë të majme, në mënyrë që të evitojë një rast të madh gjyqësor, njëjtë siç ka vepruar Lionel Messi…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...