Mavraj mbron vendimin e tij

17 Janar 2017 - 09:40      

Njohës të futbollit në Gjermani ende nuk mund ta kuptojnë vendimin e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, që la Koelnin, i cili synon garat evropiane, për t'u transferuar te Hamburgu që është në garë për mbijetesë.

Por, Mavraj ka mbrojtur vendimin e tij duke thënë se nuk ka asgjë për t'u çuditur. Ai thotë se ka vendosur për të ardhmen e tij dhe familjes, përcjell Koha Ditore.

"Kontrata ime me Koelnin do të përfundojë gjatë verës. Unë kam një familje të madhe dhe më është dashur një siguri dhe kur i mendon të gjitha këto, nuk është e çuditshme. Tani unë jam në një ekip shumë të sigurtë", ka thënë Mavraj të hënën në një intervistë për "Kicker".

Mavraj 30-vjeçar të Hamburgu u transferua javë më parë nga skuadra e Koelnit. Me Hamburgun ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2019. Më herët karrierë ka bërë në disa skuadra më pak të njohura gjermane, Bochum dhe Greuther Furth.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...