17 Janar 2017 - 09:17
Abrashi, javën e shkuar u lëndua në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Spanjë, ku Freiburg u përgatit për pjesën e dytë të Bundesligës gjermane, shkruan Koha Ditore.
Ai u detyrua që të kthehet në Gjermani, ku edhe u riaftësua për të qenë i gatshëm për ndeshjen e parë të pjesës së dytë të këtij edicioni në Gjermani.
"Katër ditë para ndeshjes kundër Bayern Muenchenit vjen lajmi i mirë për Freiburgun. Amir Abrashi të hënën ka stërvitur së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës", njofton "swap.de".
Abrashi 26-vjeçar këtë edicion është përballur me disa lëndime, por që pauzat nuk i kanë zgjatur shumë. Reprezentuesi i Shqipërisë në 11 ndeshje me fanellën e Freiburgut në Bundesligë ka shënuar një gol.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...