Joshua - Klitschko thyen rekordin britanik për shikueshmëri

17 Janar 2017 - 08:46      

Mbi 80 mijë bileta janë shitur për përballjen e madhe të kategorisë së rëndë në boks mes britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit Vladimir Klitschko, ndërsa rritja e kapacitetit në Wembley pritet të bëjë këtë meçin më të madh në histori të boksit britanik.

Dy gjigantët e peshës së rëndë do të ndeshen mes vete më 29 prill për titujt IBF, WBA dhe IBO, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Me një numër aq të madh të biletave të shitura për meçin në Wembley është barazuar rekordi britanik, ndërsa promotori Eddie Hearn ka konfirmuar planet për të rritur kapacitetin në stadium deri në shifrën e 90 mijë ulëseve.

Biletat totale kanë kaluar rekordin britanik që e kishte më herët meçi i zhvilluar në Wembley mes Carl Froch dhe George Groves në vitin 2014, që kishte plot 80 mijë shikues.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...