Sadiku synon të kalojë në Serie A ose në Bundesligë

17 Janar 2017 - 08:36      

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, thotë se do të jetë i fokusuar maksimalisht për të arritur suksese me skuadrën e tij të re, Lugano.

Por, Sadiku 25-vjeçar, nuk e fsheh dëshirën që një ditë të transferohet te ndonjë skuadër në Serie A apo në Bundesligën e Gjermanisë, përcjell Koha Ditore.

"Bundesliga ose Serie A do të ishte ideale për mua, por tani unë jam fokusuar në Lugano dhe dua ta ndihmoj për të arritur suksese", ka thënë Sadiku për "Blick".

Sadiku te Lugano është huazuar nga Zuerichu, skuadër që posedon të drejtën e kartonit deri në verën e vitit të ardhshëm.

"E kisha të vështirë të motivohesha duke luajtur në Kategorinë e dytë të Zvicrës. Unë dëshiroja të luaja në një ligë më lartë se me Zuerichun dhe i falënderoj që ma kanë dhënë këtë mundësi", ka theksuar Sadiku.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...