Kosova mposhtet thellë nga Turqia

16 Janar 2017 - 17:40      

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka pësuar humbje të thellë 4 me 0 nga Turqia në ndeshjen e parë të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup” që po zhvillohet në Izmir të Turqisë.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pësuan golin e parë në minutën e shtatë. Goli i dytë erdhi në fund të pjesës së parë, ndërsa më pas turqit realizuan edhe dy gola për fitoren 4 me 0.

Kosova pati një rast të mirë nga penaltia, por që ky rast nuk u shfrytëzua nga Altin Lutolli.

Nesër Kosova do të luajë ndaj Greqisë në ndeshjen “FairPlay”, derisa ndeshjen e radhës për pikë në kuadër të Grupit A e zhvillon kundër Sllovakisë, më 19 janar.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...