Rashica e Zeneli në 11-shen e javës në Holandë

16 Janar 2017 - 15:56      

Milot Rashica i gëzohet golit të parë të sezonit, që i ndihmoi ekipit holandez Vitesse, të shënojë fitore ndaj Twentes në shtëpi, dhe është përfshirë në formacionin e javës në Holandë së bashku me Arbër Zenelin.

Rashica realizoi golin e dytë, në fitoren prej 3;1 ndaj ekipit ku luante nga fillimi edhe Bersant Celina, futbollisti tjetër kosovar, në këtë ligë.

Miloti ishte njëri nga lojtarët kryesorë të skuadrës ndërsa pas ndeshjes ai ka vlerësuar paraqitjen e tij dhe të ekipit, transmeton KTV.

“Kjo është Vitesse që duam ta shohim në çdo ndeshje. Tash e një kohë të gjatë nuk kemi luajtur kështu, duke dhënë gjithçka nga vetja. Falë kësaj loje erdhi edhe goli im i parë që më jep shumë motiv për ndeshjet e tjera”, ka thënë Rachica, i cili deri para këtij dueli numëronte edhe 5 asistime.

Djaloshi nga Vushtrria për këtë paraqitje është përfshirë edhe në ekipin e javës në Holandë, ku janë edhe 4 futbollistë të skuadrës së tij, si dhe Arbër Zeneli, i cili me Heerenveenin, mposhti Hagën 2-0.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...