Murray e nis mbarë, tutje shkon edhe Williams

16 Janar 2017 - 15:35      

Tenisti numër një në botë, Andy Murray ka nisur mbarë turneun e parë të madh të vitit në Australian Open, duke fituar ndaj tenistit ukrainas Illya Marchenko, 3:0 në sete, 7-5, 7-6 dhe 6-2.

Në dy setet e para top tenisti britanik Murray hasi në vështirësi ndaj ukrainasit, i cili aktualisht pozicionohet i 75-ti ne ranglistën botërore.

Murray, vetëm ne setin e fundit arriti të tregojë lojën e tij dhe ta fitojë me lehtësi setin.
Në rundin tjetër Murray do të takohet me rusin Andrey Rublev, dhe do te vazhdoj rrugëtimin e tij drejt triumfit në Australi, që do të ishte i pari ne karrierën e tij, pas finaleve të humbura, transmeton KTV.
Në konkurrencën e femrave, numri 4 i botës Simona Halep arriti të kalojë me lehtësi 6-3 dhe 6 -1 ne sete, amerikanen Shelby Rogers për të vazhduar në rundin tjetër.

Për dallim nga rumunia, amerikania Venus Williams pati shumë vështirësi, të mposht ukrainasen Kateryna Kozlova, të cilën e kalojë pas dy seteve 7-6 dhe 7-5, për të kaluar në rrethin tjetër, atje ku do të ndeshet me zviceranen, Stephanie Voegele.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...