Foto: Reuters

Lojtarët e Chelseat i bëjnë thirrje Costas të qëndrojë

16 Janar 2017 - 09:05      

Futbollistët e Chelseat janë duke folur me Diego Costan për të zbuluar situatën pasi një mosmarrëveshje në stërvitje me trajnerin e ka lënë sulmuesin jashtë skuadrës të shtunën në fitoren 3:0 që Chelsea e shënoi në udhëtim ndaj Leicester Cityt.

Krerët e klubit dhe lojtarët shpresojnë që situata mes Costas dhe trajnerit Antonio Conte të zbutet dhe të vijë deri te një zgjidhje e shpejtë e kësaj mosmarrëveshjeje në mënyrë që të mos dëmtohet kandidatura e Chelseat për titull të Premier Leagues së Anglisë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Te Chelsea madje shpresohet që sulmuesi të kthehet në përbërje fundjavën e ardhshme kundër Hull Cityt.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Spanjës, Diego Costa, është kontaktuar nga futbollistët më me ndikim në zhveshtoren e Chelseat për t'u siguruar që sulmuesi nuk është i shpërqendruar nga oferta masive prej 30 milionë funtesh në vit (mbi 34 milionë euro), që sulmuesit i është bërë nga ekipi kinez, Tianjin Quanjian.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...